Ballkani i ndanë rrugët me dy transferet që nuk dhezen kurrë

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani i Suharekës i ka ndarë rrugët edhe me dy futbollistë të tjerë.
Pasi dje zyrtarizoi largimin e Sinanit, suharekasit kanë larguar edhe dy transferet që nuk dëshmuar asnjëherë cilësitë e tyre.
Bëhet fjalë për Dejan Zarubicën dhe Lucas Cardoson.
“𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 𝗱𝗵𝗲 𝗟𝗨𝗖𝗔𝗦 𝗖𝗔𝗥𝗗𝗢𝗦𝗢! 🧡🙏🏆
🤝 𝗙𝗖 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗞𝗔𝗡𝗜 ju njofton se 𝗗𝗲𝗷𝗮𝗻 𝗭𝗮𝗿𝘂𝗯𝗶𝗰𝗮 dhe 𝗟𝘂𝗰𝗮𝘀 𝗖𝗮𝗿𝗱𝗼𝘀𝗼 nuk do të jenë më pjesë e klubit tonë.
Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës” thuhet në njoftimin e Ballkanit./Indeksonline/