14:55 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Ballkani i rikthehet fitoreve, mposht në udhëtim Dukagjinin

Skuadra e Ballkanit i është rikthyer fitoreve në Superligë.

Kampioni në fuqi, nq ndeshjen e javës së 23-të, mposhti në udhëtim, skuadrën e Dukagjinit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Suhareka e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 25 sekondave lojë.

Ishte Meriton Korenica i cili shënoi golin më të shpejtë në histori të Superligës.

Nazmi Gripshi dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të.

Dukagjini e ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të, me golin e shënuar nga Max Rugova.

Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 48 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë./IndeksOnline/