75 Mall Live Search
14:57 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / L A

Ballkani i shkakton humbjen e rradhës Llapit

Ka përfunduar ndeshja e javës së 17-të mes Ballkanit dhe Llapit.

Ballkani, arriti të mposht Llapin në shtëpi me rezultatin 2-1, duke e thelluar krizën e rezultateve negative të skuadrës së Tahir Batatinës.

Golat për Ballkanin u shënuan nga Jashanica në minutën e 33-të nga penalltia, dhe Queven në minutën e 60-të për, ndërsa golin për Llapin e realizoi Tahiri në minutën e 74-të.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë dhe ka gjithsej 30 pikë, ndërsa Llapi në vendin e 8-të me 17 pikë./IndeksOnline/