75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 16 Prill 2023 / C E

Ballkani ia grabit kreun e tabelës Dritës

Ballkani ka marrë kreun e tabelës së Superligës.

Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Drenicën me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 29-të.

Golin e vetëm e shënoi Edvin Kuc në minutën e 45-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Drita ka barazuar pa gola me Dukagjinin.

Kështu Ballkani merr kreun e tabelës me 58 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. /IndeksOnline/