14:50 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Ballkani ia thellon krizën Drenicës, bëhet lider i Superligës

Skuadra e Ballkanit është rikthyer të fitorja pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Llapit.

Në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës, Ballkani arriti ta mposhtte 2 me 1 ekipin e Drenicës, shkruan IndeksOnline.

Një gol u shënua në pjesën e parë, kurse dy në pjesën e dytë.

Të parin e shënoi, Arbër Hoxha, kurse të dytin, mbrojtësi Jashanica. Të vetmin për ekipin e Drenicës e shënoi Dardan Rugova.

Me këtë fitore ekipi i Bledi Shkëmbit rikthehet në pozitën e parë, me 48 pikë, një më shumë se Drita (47) që ka një ndeshje më pak.

Kurse Drenica mbetet në pozitën e parafundit (9) me vetëm 24 pikë./IndeksOnline/