75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / FR

Ballkani iu përgjigjet kritikëve, vazhdon kontratën me Ilir Dajën

Rezultatet e fundit negative të Ballkanit, kanë shtuar zërat për shkarkimin e Ilir Dajës nga posti i trajnerit.

Por Kampioni i Kosovës ka njoftuar se kanë arritur marrëvrshje për vazdhimin e kontratës me tekniku shqiptar, shkruan IndeksOnline.

Ilir Daja do të jetë trajner i Ballkanit deri në vitin 2026.

Postimi i plotë:

Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!