18:57 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Ballkani iu rikthehet fitoreve në Superligë, Nikli fiton ndaj Llapit

Ballkani ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës.

Golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Topalli (19′), Krasniqi (78′) dhe Mirlind Daku (87′).

Golin e vetëm për Trepça ’89 e shënoi Arb Manaj në minutën e 23-të.


Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1.

Të dy golat për skuadrën nga Drenasi i shënoi Mevlan Zeka në minutat 7 dhe 82, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për llapjanët e shënoi Ramadani në minutën e 19-të. 10 minutat e fundit, skuadra e Batatinës luajti me 10 lojtar pas ndëshkimit të Maliqit me të kuq.


Ballkani ngjitet në pozitën e tretë me 49 pikë, një më pak se Prishtinë dhe tri pikë më pak se Drita.

Nikli është në pozitën e pestë me 43 pikë, pesë më pak se Gjilani dhe gjashtë më shumë se Llapi.

Trepça ’89 është në zonën e kuqe me 27 pikë, pesë më pak se Flamurtari. /IndeksOnline/