75 Mall Live Search
22:42 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. A

Ballkani ka sulmin e dytë më efikas në Evropë

Ballkani sivjet ka shpërthyer. Ekipi nga Suhareka ka regjistruar fillimin më të mirë të sezonit në historinë e vet.

Skuadra e Ismet Munishit prinë në Superligën e Kosovës më 26 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara. Por ajo që bie në sy është efikasiteti, me 31 gola të realizuar.

Në fakt, kjo e bën Ballkanin skuadrën me sulmin e dytë më të mirë në gjithë Evropën, shkruan Indeksonline.

Në shumicën e kampionateve që kanë filluar sezonin e ri në shtator, Sarajeva ka sulmin më të mirë me 32 gola.

Vendin e tretë e mbanë Beerschot Wilrijk në Belgjikë me 28 gola.

/Indeksonline/