75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani kalon në epërsi ndaj Klaksvik (VIDEO)

Skuadra e Ballkanit ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Klaksvik.

Golin për skuadrën nga Suhareka e ka shënuar Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, shkruan Indeksonline.

Pas një harkimi në zonë nga Lumbardh Dellova, Gripshi gjuajti bukur me kokë dhe topi përfundoi në rrjet.

Ndeshja është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për kualifikimet e Ligës së konferencës./Indeksonline/