75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 16 Prill 2023 / Gj. Sh

Ballkani kërkon fitoren ndaj Drenicës, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj në udhëtim te skuadra e Drenicës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu”, në Skenderaj, më fillim nga ora 15:00.

Drenica: Gjokaj; Lushtaku, Kuka, Hoti, Thaqi, Miyamoto, Lopez, Abazi, Bejta, Koxy, Husseini.

Ballkani: Frashëri; Kuç, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Dellova, Emërllahu, Korenica, Rrahmani, Gripshi, Zyba, Jashanica./IndeksOnline/