20:32 / E Martë, 23 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani kërkon mbështetje nga të gjithë tifozët kosovar për ndeshjen ndaj Shkupit

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, të ejten do të luaj ndeshjen e tyre më të rëndësishme deri më tani ndaj skuadrës së Shkupit.

Suharekasit janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupëve të Konferencë Ligës, duke u bërë skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane, shkruan IndeksOnline.

E për ndeshjen e nësërme ndaj Shkupit, Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët kosovarë për këtë ndeshje historike.

Reagimi i plotë:

Të enjtën me fillim nga ora 20:00 zhvillohet përballja historike kundër FC Shkupit.

Na duhet përkrahja e të gjithë sportdashësve kosovar pasiqë me barazim apo fitore ne kualifikohemi tutje në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe shënojmë histori në futbollin kosovar duke qenë ekipi i parë që merr pjesë në këtë kompeticion.Na priftë e mbara KOSOVË!/IndeksOnline/