Ballkani kompleton stafin teknik, këta janë ndihmësit e Dajës

FC Ballkani ka kompletuar stafin teknik duke emëruar ndihmësit e Ilir Dajës.
Përmes një njoftimi, klubi ka shkruar se tadhmë janë të kompletuar, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i tyre:
Të dashur tifozë 🧡🖤
Klubi i Ballkanit njofton se është kompletuar stafi teknik, i cili ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës drejt objektivave që ne kemi! Pasi u emërua në krye të stolit 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮, klubi ju prezanton pjesëtarët e tjerë të stafit që kryetrajneri do të ketë në krah.
Ndihmësit e trajnerit 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮 do të jenë 𝗔𝗿𝘁𝗶𝗺 𝗣𝗼𝗹𝗹𝗼𝘇𝗵𝗮𝗻𝗶 dhe 𝗘𝗱𝗼𝗻 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶 teksa 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗮 do të mbajë pozicionin e trajnerit kondicional. Portierët do të përgatiten nga trajneri 𝗟𝗮𝗯𝗶𝗻𝗼𝘁 𝗤𝗼𝘀𝗮.
Klubi i Ballkanit i uron stafit teknik punë të mbarë dhe të suksesshme.
Kryetrajner: 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮
Ndihmës Trajner: 𝗔𝗿𝘁𝗶𝗺 𝗣𝗼𝗹𝗹𝗼𝘇𝗵𝗮𝗻𝗶
Ndihmës Trajner: 𝗘𝗱𝗼𝗻 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶
Trajner Kondicional: 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗮
Trajner i portierave: 𝗟𝗮𝗯𝗶𝗻𝗼𝘁 𝗤𝗼𝘀𝗮
Na priftë e mbara Suharekë