Ballkani konfirmon largimin e parë nga skuadra

Skuadra e Ballkanit ka ndarë rrugët me mbrojtësin Rustem Hoxha.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të kontratës ,Hoxha dhe klubi kanë vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin, shkruan IndeksOnline.
Hoxha u bashkua me Ballkanin në verën e vitit 2021 nga KF Teuta dhe pas dy sezoneve të suksesshme, ku arriti të fitoj dy herë titullin e Kampionit të Kosovës ka përfunduar aventurën me klubin suharekas.
Klubi e ka falënderua Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve dhe i uron suksese të mëtejshme./IndeksOnline/