Ballkani kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Sivassporin (Foto&Video)

Skuadra e Ballkanit ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes me Sivassporin në Conference League.
Stervita është kryer në Kampin Nacional në Hajvali ku ishte e hapur 15 minuta edhe për media, shkruan IndeksOnline.
Para kësaj përballje, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencë për media tha se i pret një ndeshje më e vështir se ajo e javës së kaluar në Turqi, ku kampioni i Kosovës fitoi me rezultat 4-3.
“Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore si vendas në kampionat. Ata kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë për shkak të se Sivasspori dhe ekipet tjera në grup kanë më shumë eksperiencë”, tha Daja në konferencë për media.
Ai tha se kundër Sivassporit me shumë gjasë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Edvin Kuc dhe futbollisti Veton Tusha.
Ndeshja Ballkani – Sivasspor, luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/
Më poshtë mund të shikoni pamje nga stervititja e Ballkanit.