Ballkani – Llapi fillon me vonesë, tejkalohet numri i lejuar i tifozëve

Ballkani e pret në Suharekë Llapin në javën e pestë të Superligës së Kosovës.
Ndeshja që duhej të fillonte në orën 16:00 ka filluar disa minuta me vonesë, për shkak se ishte tejkaluar numri i lejuar i tifozëve në stadium.
Megjithatë, pas disa minutave delegati i ndeshjes në konsultim me zyrtarët e policisë dhe referët e kanë filluar ndeshjen.
Llapi e kërkon fitorën e parë këtë edicion, ndërsa Ballkani dëshiron pikët e plota pas barazimit pa gola në Gjilan ndaj Dritës.