75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Gj Sh

Ballkani luan të hënën “për Dritonin”

Ballkani ka bërë një gjest human.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se të gjithë parat nga shitja e biletave për ndeshjen e së hënës ndaj Malishevës, do të shkojë si donacion për shërimin e 19 vjeçarit Driton Sallauka, shkruan IndeksOnline.

Dritoni është i diagnostifikuar me osteosarkomë dhe ka nevojë për shërim.

”Të ndihmojmë bashkarisht Driton Sallaukan!

Çdo biletë e shitur në ndeshjen tonë ndaj Malishevës të hënën do të shkojë si donacion për shërimin e 19 vjeçarit Driton Sallauka, i diagnostifikuar me osteosarkomë.

Si FC Ballkani qëndrojmë pranë Dritonit dhe familjes së tij në këtë betejë të vështirë. Dritonit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe forcë për ta fituar edhe këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet të hënën në Suharekë, me fillim në orën 13:00. Ju presim të gjithëve në stadium, sepse kësaj radhe çdo biletë ka vlerë edhe më të madhe. ”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/