75 Mall Live Search
17:12 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ballkani mbledh 2526 euro për shërimin e Jetlirit

Ballkani kishte lajmëruar që të hyrat nga shitja e biletave kundër Ferizajit do t’i dhuronte për Jetlirin i cili ka nevojë për shërim.

Këtë ndeshje, ku suharekasit fituan me rezultat 3-0, nga të hyrat e biletave u grumbulluan 2526 euro.

Jetlir Krasniqi nga Suhareka ka nevojë për transplant të veshkës dhe tifozët i kanë dalë në ndihmë.

Përveç të hyrave nga biletat për të është kërkuar edhe ndihmë nga tifozët.

Ky është njoftimi i Ballkanit:

Të dashur tifoz ,

Faleminderit përzemërsisht që ishit kaq shum prezent në stadium për të perkrahur klubin tonë ,

Edhe më shumë Faleminderit për përkrahjen në donacionin për qytetarin tonë Jetlirin ,
Shume e mbledhur është 2526 euro ?

Zoti I madh e shëroft ?

Na priftë e mbara ?