Ballkani me njoftim të ri për biletat e ndeshjes ndaj Zalgiris

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të martën luan ndeshjen e parë në Kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës së Zalgiris, raporton Indeksonline.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë me fillim nga ora 20:40.
FC Ballkani ka njoftuar se nga sot perveç sistemit online,biletat mund t’i gjeni edhe në zyrën e FC Ballkani-t.

Shitja e biletave online ka filluar me 29 qershor dhe vazhdon deri të Martën ne ora 10:00.
Biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 8 euro, dhe VIP 20 euro./Indeksonle/