Ballkani merr fitore të madhe ndaj Gjilanit, mbetet në hap me Dritën

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në javën e 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi, mposhti Gjilanin në udhëtim me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e parë e ka shënuar Bajram Jashanica në minutën e 37-të.
Dy golat e tjerë u shënuan nga Ermal Krasniqi në minutat 66 dhe 88-të.
Me këtë fitore, Ballkani mbet në hap me skuadrën e Dritës për vendin e parë, duke shkuar në kuotën e 33 pikëve, pesë më pak se bardhekaltërit por që skuadra nga Suhareka ka tre ndeshje më pak.
Gjilani në anën tjetër ndodhet në vendin e tretë me 27 pikë./IndeksOnline/