75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ballkani merr një pikë në Kazakistan, dominon ndeshjen si mysafir

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Astanas, në Kazakistan.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0-0, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës bëri paraqitje të mirë, por nuk gjeti rrugën e golit.

Me këtë barazim, Ballkani renditet në vendin e tretë në Grupin C me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.

Viktoria Plzen është lidere e grupit me 9 pikë, e cila nga ora 21:00 luan me Dinamo Zagrebin, e cila është e fundit me 3 pikë./IndeksOnline/