Ballkani mëson kundërshtarin e radhës nëse e kalon Zalgirisin

Kampioni aktual i Kosovës në Futboll, Ballkani në fazën e parë kualifikuse të Ligës së Kampioneve do të takohet me skuadrën e Zalgiris, raporton Indeksonline.
Në rast të kalimit në fazen tjetër, klubi nga Suhareka do të takohet me gjigantin nga Suedia, Malmo FF.
Kjo është hera e parë që skuadra e Ballkanit merr pjesë në garat Evropiane.
Kujtojmë që ndeshja e parë luhet me datë 5 korrik në Suharekë, ndërsa ndeshja kthese zhvillohet me datën 12 korrik./Indeksonline/
