75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / Gj. Sh

Ballkani mëson kundërshtarin për rrethin e dytë kualifikues të Conference League

Falë rezultateve pozitive në vitet e kaluara në garat evropiane, Ballkani këtë sezon e nis nga rrethi i dytë kualifikues për Conference League.

Tre herë kampioni i Kosovës ka mësuar kundërshtarin e radhës, shkruan IndeksOnline.

Ballkani në rrethin e dytë kualifikues për Conference League do të përballet me skuadrën nga Malta, FC Floriana.

Kjo e fundit kaloi tutje pasi mposhti skuadrën nga Welsi, Haverfordwest, me rezultat të përgjithshëm 3-5.

Ndeshja e parë zhvillohet me 24 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ndërsa ajo e kthimit me 31 korrik./IndeksOnline/