Ballkani mposht Dukagjinin, Llapi “ndalet” nga Ferizaji

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të Superligës së Kosovës.
Ballkani, arriti të mposhtë Dukagjinin e Ismet Munishit në Suharekë me rezultat 2-0.
Golat për Ballkanin i realizoi Kryeziu në minutën e 54-të dhe një autogol nga Margono në minutën e 75-të.
Ndërsa në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Ferizajit me ndeshjen që u mbyll 1-1.
Golat u realizuan nga Muhamet Hyseni në minutën e 61-të për Llapin, ndërsa për Ferizajin realizoi Haxhimusa në minutën e 70-të.
Ballkani, mbetet në pozitën e 2-të me 18 pikë, ndërsa Dukagjini në pozitën e 3-të me 14 pikë, Llapi gjendet në pozitën e 6-të me 10 pikë ndërsa Ferizaji në pozitën e parafundit me të njëjtat pikë./IndeksOnline/