Ballkani mposht Ferizajin, prek kreun e Superligës
Balkani është ngjitur në krye të Superligës me pikë të barabarta me Llapin.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi mposhti Ferizajin si mysafir me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës.
Golat për suharekasit i shënuan Blend Baftiu në minutën e 15-të dhe Blend Baftiu në minutën e 34-të të ndeshjes.
Realizator i golit të vetëm për Ferizajin ishte Edon Sadriu në fund të pjesës së parë.
Me këtë triumf, Ballkani merr pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë, aq sa ka edhe Llapi derisa Ferizaji është në vendin e 10-të me 6 pikë. /IndeksOnline/