75 Mall Live Search
17:55 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Ballkani mposht në miqësore klubin e madh nga Ukraina

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës ukrainase, Dinamo Kiev.

Kampioni i Kosovës fitoi me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golashenues për skuadrën e Ballkanit ishin Mamadou Danfa dhe Albin Berisha.

Kjo ndeshje u zhvillua në Antalya të Turqisë, ku skuadrat janë duke bërë fazën përgatitore për pjesën tjetër të sezonit

Pas kësaj ndeshje, Ballkani do të rikthehet në Suharekë për të qenë sa më gati për sezonin pranveror në Superligë./IndeksOnline/