75 Mall Live Search
19:07 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ballkani ndahet në “paqe” me Prishtinën por jo edhe me referët, policia detyrohet të ndërhyjë pas ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës me rezultat 2:2.

Golat për Ballkanin i shënuan Baftiu (12′) dhe Gashi (44′), kurse për Prishtinën Krasniqi(17′) dhe Otto John(60′), transmeton Indeksonline.

Por, pjesa pas përfundimit të ndeshjes, ja hupi hijeshinë futbollit të bukur që u zhvillua për 90 minuta.

Policia u detyrua të mbroj referët pasi që zyrtar nga skuadra e Ballkanit ju afruan gjyqtarëve për të shprehur paknaqësitë.

Me këtë barazim, Ballkani ja ka zvogëluar vetës mundësitë për të fituar titullin edhe pse ende është në garë./Indeksonline/