14:50 / E Diele, 23 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani ndalet nga Dukagjini, mbetet prapa Dritës

Ballkani është ndalur nga Dukagjini në ndeshjen e javës së 13-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e cila u luaj në stadiumin ”18 Qershori’; në Klinë, përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Portokallëzinjët kaluan të parët në epërsi me golin e Albion Rrahmanit n♪7 minutën e 62-të.

Pësëmbëdhjetë minuta më vonë, Dukagjini fitoi një penallti, ku përgjegjësin e morri futbollisti Altin Merlaku.

Merlaku u tregua i skat nga penalltia duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas këtij barazimi, Ballkani, mbetet në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë, katër më pak se lideri Drita.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në vendin e parafundit me vetëm 9 pikë./IndeksOnline/