75 Mall Live Search
15:02 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / Gj Sh

Ballkani ndalet nga Ferizaji

Ballkani ka bërë një gabim tjetër në Superligë.

Skuadra suharekase u ndal para tifozëve vendas nga Ferizaji, duke barazuar me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Portokallezinjtë shkuan në pushim me epërsi, pasi Walid Hamidi shënoi në minutën e 17-të.

Por me të nisur pjesa e dytë, mysafirët barazuan shifrat, me golin e Betim Haxhimusa, në minutën e 49-të.

Pas 12 ndeshjeve, Ballkani renditet e dyta në tabelë me 23 pikë, dy më pak se Prishtina, e cila sonte luan ndaj Gjilanit.

Në anën tjetër, Ferizaji me 14 pikë, aktualisht renditet në vendin e shtatë./IndeksOnline/