Ballkani ndan rrugët me drejtorin sportiv, Omer Bunjaku

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me drejtorin e deritashëm sportiv, Omer Bunjaku.
Kjo u bë e ditur përmes një reagimi nga FC Ballkani në rrjetin social në Facebook.
Bunjaku erdhi më shumë bujë pas suksesit me Shkupin- Maqedonia e Veriut, duke u cilësuar si pasuesi ideal i Nderim Nexhipit të larguar.
Megjithatë, zgjedhjet e drejtorit sportiv te Ballkani nuk kanë rezultat edhe aq të qëlluara, pasi klubi therandas pas tre vjetësh dominim ka dështuar ta fitojë njërin nga dy trofetë në futbollin e Kosovës./Indeksonline/