75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ballkani ”ndërton” mur para portës, nënshkruan me super mbrojtësin

Skuadra e Ballkanit ka përforcuar në krahun e djathtë edhe me një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për Geralb Smajli, i cili ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Smajli do të jetë lojtar i suharekasve deri në vitin 2028.

”Ardhja e Geraldit do të jetë armë shtesë e jona në rrugëtimin evropian si dhe edicionin e ri të Superligës.” thuhet në njoftimin e Ballkanit. /IndeksOnline/