75 Mall Live Search
14:55 / E Diele, 09 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani në stilin e Kampionit, fiton ndaj Malishevës

Pas fitores ndfaj Sivassporit në Conference League, Ballkani ka vazhduar me fitore edhe në Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Malishevës me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Golat për Ballkanin i kanë shënuar Ermal Krasniqi dhe Qendrim Zyba kurse për Malishevën Agon Xhaka.

Pas kësaj fitore skuadra e Ballkanit renditet në pozitën e dytë në tabel me 21 pikë, 3 më pak se drita por që ka dy ndeshje më pak për shkak të angazhimeve që kishte në Conference League.

Në anën tjetër skuadra e Malishevës ndohet në vendin e nëntë me tetë pikë të grumbulluara./IndeksOnline/