75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ballkani në stilin e kampionit, i mëson si luhet futbolli Dinamo Zagrebit

Ballkani ka marr fitoren e parë në Conference League këtë sezon.

Kampioni i Kosovës e ka mposhtur në stadiumin ”Fadil Vokrri” skuadrën e Dinamo Zagrebit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ballkani bëri një paraqitje të mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe kjo u konkretizua me gol nga Almir Kryeziu në minutën e 44-të.

Golin e sigurisë për skuadrën suharekase e ka shënuar sulmuesi algjerian, Walid Hamidi në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Ballkani renditet në vendin e dytë të Grupit C, me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagreb në vendin e tretë./IndeksOnline/