Ballkani nënshkruan me kroatin që ishte edhe te Hajduk Spliti

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e tyre të rradhës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat, Ivica Batarelo i cili u transferua nga NK Rudes.
27-vjeçari, është edhe produkt i akademisë së gjigantit kroat, Hajduk Split në të cilin luajti për skuadrën e dytë.
Ai më pas vazhdoi karrierën te Krsko, HNK Sibenik, Zrinjski Mostar si dhe së fundi te NK Rudes.
Batarelo, me shumë gjasë pritet të bëjë debutimin e tij në kualifikueset e Conference League, që pritet të zhvillohen në muajin e ardhshëm./IndeksOnline/