15:52 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ballkani “ngacmon” kreun, mposht Flamurtarin

Ballkani ka marr tre pikë shumë të rëndësishme në shtëpi.

Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Blendi Baftiu në minutën e 27-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Artur Magani në minutën e 59-të të ndeshjes.

Golin e tretë për Ballkanin e realizoi Jetmir Topalli në minutën e 64-të të ndeshjes.

I vetmi që realizoi për Flamurtarin ishte Granchov në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, Ballkani është në pozitë e dytë me 23 pikë, një më pak se Ballkani derisa Flamurtari është në pozitën e 10-të me 9 pikë. /IndeksOnline/