75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ballkani niset drejt Rumanisë, nesër përballet me CFR Clujin

Kampioni i Kosovës, Ballkani është nisur sot drejt Rumanisë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.

Aventura e Ballkanit në Evropë do të përfundojë nesër, ku e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare si mysafirë i CFR Clujit.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës, dhe zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Dr. Constantin Radulescu”.