75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / MSH

Ballkani niset për Lituani, për ta bërë krenare Kosovën

Para pak minutash, Ballkani ka marrë rrugën për Lituani për të luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka marrë rrugën bashkë me skuadrën duke dhënë një mesazh motivues para ndeshjes kualifikuese për Champions League.

”Sot po nisemi për Lituani në ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris në ndeshjet kulifikuese për Champions League.

FC “Ballkani” ka një mision para vetes, ta bëj krenare Kosovën dhe Suharekën.

Në ndeshjen e parë na mungoi fati, por që kemi 90 minuta të tjerë që historinë ta shkruajmë në Evropë.

FC “Ballkani” sot është rrahje e veqantë e zemrave tona në Suharekë”, shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/