Ballkani njofton largimin e tre futbollistëve

Pas një sezoni jo shumë të mirë, ku u rendit në vendin e dytë, Ballkani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Tre herë kampioni i Kosovës, para se të nis transferimet, ka njoftuar largimin e tre futbollistëve, shkruan IndeksOnline.
Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha nuk do të jenë pjesë e Ballkanit për sezonin e ardhshëm.
”Duke falenderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë:
Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.
Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/