75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 25 Gusht 2023 / A. M.

Ballkani njofton operimin e Emërllahut dhe dedikimin e fitores për të

Ballkani ka njoftuar se ylli i skuadrës, Lindon Emërllahu është operuar në Kroaci. Skuadra kampione i ka dedikuar fitoren ndjaj Bate Borisovit atij duke i dëshiruar rikthim të shpejt.”Të dashur tifozë,

Fitorja e djeshme i dedikohet diamantit të klubit tonë Lindon Emërllahut , i cili pas një lëndimi gjatë ndeshjes kundër FC Larne , është detyruar të kryej një operacion  në gjurin e djathtë.

Operacioni është kryer me sukses dhe Lindonit i dëshirojmë rikthim sa më të shpejtë 🧡👌🏻

Ashtu siç ka fituar në fushën e blertë, do t’ia del mbarë edhe ndaj lëndimit, sepse Lindoni është kampion i lindur dhe i disiplinuar ndaj punës dhe detyrës, e në veçanti të udhëzimeve të mjekut” thuhet në njoftimin e Ballkanit./Indeksonline/