75 Mall Live Search
14:46 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Ballkani njofton se janë edhe 1000 bileta për shitje, ja ku mund t’i bleni

Ballkani ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe 1000 bileta në shitje për ndeshjen e nesërme ndaj Shkupit. Këto bileta do të dalin nesër nga 15:00 në shitje tek Newborn në Prishtinë.

“Ndihemi shume te lumtur dhe krenar per kete interesim kaq madheshtor per paisje me bilete per lojen e neserme ndaj FC Shkupi-t
Ju kerkojme falje dhe ndihemi keq qe nuk mund te paiseni te gjithe me bilete hyrese.
Andaj, neser ne ora 15:00 tek NEWBORN – Prishtine do te dalin edhe biletat e fundit ne shitje sasia e te cilave eshte afersisht 1000 cope.
Faleminderit per mirekuptim dhe perkrahje kaq madheshtore, jemi me fat qe ju kemi” thuhet në njoftimin e Ballkanit./Indeksonline/