Ballkani nuk kanë të ndalur, e mposhtin edhe Arbërinë

Skuadra e Ballkanit ka arritur të shënoj fitorën e radhës në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Suhareka arriti të shënoj fitore me rezultat 4:2 kundër Arbërisë, transmeton Indeksonline.
Për “Xhebrailat” golat i shënuan: Mirlind Daku x2, Armend Thaçi dhe Ermal Krasniqi. Kurse tek Arbëria shënuan: Sunaj Hasan dhe Almir Kryeziu.
Me këtë fitore, Ballkani e vazhdon ecurinë pozitive në këtë fillim të sezonit, kurse Arbëria pëson humbjen e dytë këtë sezon./Indeksonline/