75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / C E

Nivelin evropian, Ballkani sot ia tregoi edhe Malishevës

Ballkani e ka treguar forcën e saj edhe në ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës. Skuadra e Ilir Dajës ka arritur fitore me rezultat 3-2 si mysafir në Malishevë.

Vendasit kaluan të parët në epërsi pas një gabimi të Frashërit dhe golin e Xhakës.

Por kampionët arritën të kthehen fuqishëm për 3 pikët e radhës.

Ermal Krasniqi shënoi dy gola (44 dhe 57) derisa një tjetër e realizoi Meriton Korenica.

Golin e dytë për Malishevën e realizoi Behar Maliqi në minutën e tretë shtesë.

Me këtë fitore, Ballkani është e dyta në grup me 15 pikë, dy pikë më pak se Drita dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/