75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 29 Gusht 2023 / LB

Ballkani përforcohet në mbrojtje, ish-lojtari i Tiranës i bashkohet kampionit të Kosovës

Kampioni i Kosovës në Futboll F.C Ballkani ka njoftuar se këtij ekipi i është bashkuar, anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci.

23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.