Ballkani përfundon seancën e fundit para ndeshjes me La Fioritan

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, ballkani, ka përfunduar seancën e fundit para ndeshjes me skuadrën nga San Marino, La Fiorita.
Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, shkruan Indeksonline.
Djelomoshat e udhëhequr nga Ilir Daja, stërvitjen e fundit e kanë zhvilluar në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Kujtojmë që klubi kosovar ka epërsinë prej katër golave, pasi ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 4-0.
Ndeshja mes Ballkanit dhe La Fiorita luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00./Indeksonline/