75 Mall Live Search
21:56 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ballkani përsërit historinë, kalon në grupet e Conference League

Ballkani ka arritur për vitin e dytë radhazi të futet në fazën e grupeve të Conference League.

Kampioni i Kosovës ka eliminuar në play-off, skuadrë nga Bjellorusia, bate Borisov, me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores 4-1 javën e kaluar në Prishtinë, Ballkani pësoi humbje në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisovit me rezultat 1-0.

Kjo fitore nuk ishte e mjaftushme për skuadrën bjelloruse dhe Kampioni i Kosovës me plotë merit kalon në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës gjatë ndeshjeve kualifikuese arriti 6 fitore dhe dy humbje./IndeksOnline/