15:01 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ballkani pëson humbjen e parë, Batatina e Llapit shkëlqen në ”Zahir Pajaziti”

Llapi ia ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, shënoi fitore në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 5-3, shkruan IndeksOnline.

Hamdi Namani hapi serinë e golave në minutën e 7-të.

Nëntë minuta më vonë, Muhamed Hyseini dyfishoi rezultatin për Llapin.

Ballkani arriti ta barazonte rezultatin në pjesën e parë, me golat e Nazmi Gripshit në minutën e 26-të, i cili u tregua i skat nga penalltia dhe Albin Berishës në minutën e 40-të.

Llapi riktheu epërsinë disa sekonda pa u mbyllur pjesa e parë, me golin e dytë personal të Hamdi Namanit.

Më minutën e 72-të, Hyseini realizoi përsëri, kësaj radhe nga penalltia, duke i quar shifrat në 4-2, ndërsa fitoren e vulosi goli i Ahmed Januzit 88′.

Deri në fund, skuadra nga Suhareka arriti të ngushtonte rezultatin me golin e dytë të shënuar nga Albin Berisha në minutën 90+5.

Kjo fitore e ngrit Llapi në vendin edytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani./IndeksOnline/