75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Ballkani pëson humbjen e parë në Superligë, mposhtet nga Drita

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani, ka pësuar humbje ndaj Dritës me rezultat 2-0.

Klubi nga Suhareka e ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në AlbiMall Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Marco Simonovski kaloi Dritën në epërsi në minutën e 31-të.

Mysafirët dyfishuan epërsinë në minutën e 59-të, me anë të Besnik Krasniqit.

Ai u tregua i sakt nga pika e penalltisë, edhe pse gjuajtja e tij u kuptua nga portieri Ljuljanovic.

Me këtë fitore Drita renditet në pozitën e dytë në tabel me 11 pikë, por që ka një ndeshje më pak.

Në anë tjetër Ballkani renditet në vendin e tretë me 9 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/