75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Ballkani po feston fitoren në një kafene, Ismet Munishi pritet si një hero

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të kampionatit elitar kosovar të futbollit, Superliga e Kosovës.

Kryendeshja e javës u zhvillua në mesditën e sotme në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës së Gjilanit.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi arriti ta mposhtë Dritën me rezultat të pastër, 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri Munishi shkoi në njëren prej kafeneve të qytetit të Suharekës.

Të pranishmit aty nuk kanë hezituar ta presin atë si hero.

Me këtë fitore, Ballkani “blindon” pozitën e parë në tabelë me 19 pikë të tubuara, derisa Drita bie në vendin e katërt me dhjetë pikë.