75 Mall Live Search
10:11 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ballkani përjeton formën më të mirë në histori

Skuadra e Ballkanit ka qenë një nga befasitë më të këndshme sivjet në Superligë.

Ekipi nga Suhareka ka grumbulluar 11 pikë nga 6 ndeshjet e para dhe ky është fillimi më i mirë që e ka bërë kjo skuadër në histori të Superligës.

Edicionin e kaluar nga e njëjta periudhë, Ballkani kishte grumbulluar 8 pikë.

Skuadra e Ismet Munishit, është bërë “arrë e fortë” për të gjithë kundërshtarët dhe me këtë cilësi, që ka mund të synojë edhe një vend që dërgon në garat evropiane. /Indeksonline/