75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ballkani “prek” gjysmëfinalen, eliminon Dukagjinin

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Dukagjinit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe me tensione të mëdha.

Ajo e dyta nisi me golin e Blendi Baftiut në minutën e 47-të që i dha epërsinë Ballkanit, shkruan Indeksonline.

Në të 57-tën Artur Magani dyfishoi epërsinë dhe mbylli fatin e këtij takimi.

Ndeshja u karakterizua me shumë kartonë të verdhë teksa në fund, Ballkani siguroi një vend në gjysmëfinale.

Bashkë me Ballkanin, gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Prishtina dhe Drenica./Indeksonline/