Ballkani prezanton portierin Stivi Frashëri

Stivi Frashëri do të jetë zgjedhja numër një në portën e Ballkanit për sezonin e ri në Superligë.
Klubi nga Suhareka e prezantoi portierin shqiptar me një video-material special.
30-vjeçari nga Korça edicionin e kaluar u shpall kampion me Teutën në Shqipëri.
Në të kaluarën, ka mbrojtur ngjyrat e Kukësit, Flamurtarit e Tiranës.
/Indeksonline/